Site icon Telegrafi

Jeta e Alaudin Hamitit si refugjat në Finlandë: Në fillim kam ndier racizëm!

Foto: Instagram

Alaudin Hamiti ishte i ftuari i kësaj jave në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini në një nga intervistat e tij të rralla.

Prezantuesi ka treguar shumë detaje për jetën e tij e ndër to edhe jeta si refugjat në Finlandë.

Në kohën kur kishte shkuar atje, Hamiti kishte ndier edhe racizëm nga vendasit por që nuk zgjati dhe shumë kohë e madje u integrua në shoqëri goxha shpejt.

Atje, Alaudini ishte ndër të paktit shqiptar nga Kosova që përfundoi gjimnazin e madje zbuloi se ishte ndier goxha shumë i vetmuar në kohën e diplomimit pasi që familja e tij ishte kthyer në vendlindje.

Me rikthimin e tij në Prishtinë, ndryshuan edhe planet që kishte menduar ku rastësisht u bë pjesë e televizionit që tashmë ka afër dy dekada që është një nga figurat kryesore të ekraneve tona.

Exit mobile version