Gjatë ditës së djeshme (e shtunë) janë bërë homazhe për rep-artistin e njohur, DMX.
Familjarë, miqtë dhe kolegët e tij u panë në Qendrën Barclays, për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit, shkruan Mirror.
50-vjeçari shkaktoi tronditje tek komuniteti i muzikës hip-hop, disa prej të cilëve ishin të pranishëm në përkujtimin e tij.
Para ngjarjes, rrugët ishin mbyllur dhe korsitë ishin të kufizuara për të lehtësuar udhëtimin ceremonial.
Ceremonia filloi me një video të reperit – emri i vërtetë I të cilit është Earl Simmons – dhe vajza e tij u shfaq në ekran.
Një kor më pas interpretoi disa këngë përpara disa fjalimeve të përzemërta nga fëmijët e tij.
Kujtojmë se DMX ndërroi jetë pasi pësoi sulm në zemër për shkak të overdozës. /Telegrafi/