Site icon Telegrafi

Jeta apo dënimi!

Jim Moffett së bashku me një person tjetër u ka ndihmuar dy plakave të kalojnë rrugën nëpër borë, kur e ka goditur automjeti. Moffett ka pësuar fraktura, gjakderdhje në tru dhe lëndim të krahut, por është në gjendje stabile.

Polici Ryan Sullivan thotë se përkundër qëllimit të mirë të Moffettit, kalimi i tij jashtë kalimit për këmbësorë i ka kontribuuar fatkeqësisë.

Vozitësi i kombit gjithashtu është dënuar për shkak të vozitjes së pakujdesshme e cila ka shkaktuar lëndimet.

Plakat të cilat Moffett i ka shpëtuar ende nuk kanë dhënë deklaratë, derisa hulumtimi është duke vazhduar.

Exit mobile version