Jesy Nelson tashmë është larguar nga “Little Mix”.
Prej muajsh, ajo nuk është më një e katërta e grupit të vajzave jashtëzakonisht të suksesshme.
Nelson është gati të publikojë këngën e saj të parë solo dhe thotë se është më e lumtur se sa ka qenë prej vitesh.
Në vitin 2019, Jesy bëri një dokumentar të fuqishëm për jetën e saj me ‘tre vajzat e tjera’, të quajtur “Odd One Out”. Ajo foli për mënyrën se si e kishte krahasuar gjithmonë veten me anëtaret e tjerë të “Little Mix”.
Ajo kishte provuar si një këngëtare solo, por gjyqtarët vendosën që ishte më e përshtatshme për të qenë në një grup, në një nga paraqitjet në X Factor.
Artistja u bashkua me Leigh ‑ Anne Pinnock, Jade Thirlwall dhe Perrie Edwards – për të formuar grupin e vajzave “Rhythmix”, i cili më vonë u quajt “Little Mix”.
Pas transmetimit të “Odd One Out”, dukej e pashmangshme që ditët e Nelsonit në grup ishin të numëruara. Ajo humbi disa paraqitje publike dhe mungoi në disa pjesë të videos për “Sweet Melody”, të publikuar në nëntor.
Një muaj më vonë, njoftoi se po largohej nga grupi për t’u kujdesur për shëndetin e saj mendor.
Dhe tani presim të shohim se çfarë do të na sjellë ylli anglez. /Telegrafi/