Jesy Nelson është ndër këngëtaret që u bë e popullarizuar përmes grupit ‘Little Mix’.
Por, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, Nelson tashmë ka zgjedhur të shkëputet nga grupi, shkruan Daily Star.
Lajmin e bëri të ditur një person i afërt me artisten, i cili po ashtu ka kërkuar që të respektohet privatësia e saj.
“Jesy do të shkëputet nga grupi për arsye shëndetësore. Nuk do të komentojmë më tutje për media dhe kërkojmë të respektohet privatësia e saj”, është shprehur përfaqësuesi.
Ajo gjatë pjesëmarrjes së Little Mix në EMA 2020 nuk ishte e pranishme, duke u vërejtur dukshëm mungesa e saj.
Kjo nuk është hera e parë që ajo nuk po i bashkohet grupit, pasi deri më tani janë numëruar disa mosparaqitje të saj. /Telegrafi/