Këngëtarja Jesy Nelson këtë kohë u përfol për një romancë dashurie me një model – i cili është dënuar për tregti me drogë.
Ish-ylli i “Little Mix”, 30-vjeçe, është duke u komentuar për një lidhje me Aaron Gage, 25 vjeç.
Por The Sun të dielën zbuloi se, përpara që dyshja të takoheshin, Gage u paraqit në një gjykatë dhe pranoi fajësinë kundrejt akuzave për tregti kokaine.
Me emrin e tij të vërtetë, Aaron Mills, ai u dënua në vitin 2018 me dy vjet burg, pezulluar për 18 muaj.
Një burim i afërt me çiftin tha se “Jesy nuk kishte asnjë ide për të kaluarën e këtij njeriu. Natyrisht, nëse Nelson do të kishte ditur për të kaluarën e tij, një takim i parë nuk do të kishte ndodhur”.
“Jesy është larguar për një kohë për t’u rikuperuar pas vitit të fundit dhe për të qenë në gjendje të fokusohet plotësisht në muzikën e saj të re. Ekipi i saj i ri po siguron që ajo të jetë e fokusuar dhe pozitive përpara publikimit të këngës së re”.
Ylli i muzikës pop dhe Aaron filluan të flisnin me njëri-tjetrin vitin e kaluar, pasi ky i fundit i dërgoi një mesazh në Instagram, ku mban emrin Mountain of Strength.
“Aaron gjithmonë e kishte dashur Jesyn, kështu që mendoi ta provonte fatin duke i shkruar në Instagram”, tha një mik i tij.
“Ai u trondit kur ajo iu përgjigj”.
Aaron ka punuar për kompani si ASOS, Puma dhe JD Sport. /Telegrafi/