Jessy Nelson tashmë është zyrtarisht e shkëputur nga grupi ‘Little Mix’.
Shkëputjen ajo e arsyetoi përmes shëndetit të saj, ndërsa pretendohej se ajo është duke u trajtuar, shkruan Mirror.
Por, gjatë ditës së sotme (e shtunë) Jesy ka vendosur që të fillojë një kapitull në ri në jetën e saj.
Paparacit e kanë fotografuar 29-vjeçaren derisa po shkonte në një studio muzikore, për të startuar karrierën solo.
Veshja e artistes ishte mjaft sportive, ndërsa viheshin re pantallonat portokalli dhe një çantë e markës Louis Vuitton.
Ndërkohë, në rrjete sociale ajo ka ndarë edhe disa imazhe të tjera, teksa ka etiketuar producentin me të cilin po punon, Patrick Patrikios.
Vlen të përmendet se këngëtarja u bë e popullarizuar përmes pjesëmarrjes në ‘X Factor’, e më pas edhe përmes grupit ‘Little Mix’. /Telegrafi/