Manchester City ka një numër të ri nëntë për sezonin 2019/20, pasi klubi anglez konfirmoi se Gabriel Jesus ka ndryshuar numrin e fanellës.
Braziliani mori numrin 33 kur ai nënshkroi për Cityn në janar të vitit 2017, pasi numrin 9 ishte i ‘uzurpuar’ nga spanjolli Nolito.
Por, me 32 vjeçarin që u largua drejt Sevillas disa muaj më vonë, Jesus tani do të mbajë numrin e ikonave për klubin dhe vendin që nga sezoni i ardhshëm.
Let's just fix that…. Ah, there we go! 😉
3️⃣3️⃣ 👉 9️⃣
🤙 @gabrieljesus33
🔵 #mancity pic.twitter.com/oZJk84ExVw— Manchester City (@ManCity) June 22, 2019
“Do të jetë një nder për të veshur fanellën me numër nëntë të Cityt dhe do ta bëj këtë me krenari të madhe”, ka thënë fillimisht Jesus për faqen zyrtare të Cityt.
“Shpresoj që të shënoj shumë gola me këtë fanellë dhe të ndihmoj Cityn të fitoj më shumë trofe në sezonet e ardhshme”.
“Është numri që mbaj me Brazilin dhe si gjithmonë, do të jap gjithçka për Cityn kur ta vesh unë”, përfundoi braziliani.
Recent players to wear the number 9️⃣ at Manchester City:
🇪🇸 Nolito [16/17]
🇪🇸 Álvaro Negredo [13/14]
🇹🇬 Emmanuel Adebayor [10/11]
🇧🇬 Valeri Bojinov [08/09]
🇧🇪 Émile Mpenza [06/07 – 07/08]
🏴 Andy Cole [05/06]
🇨🇷 Paulo Wanchope [00/01 – 03/04]#MCFC https://t.co/m2pAGllO6E— City Xtra (@City_Xtra) June 22, 2019
Lojtarët e mëparshëm që kanë veshur fanellën me numër 9 te City përfshijnë lojtarë si Alvaro Negredo, Emmanuel Adebayor, Valeri Bojinov, Emile Mpenza, Andy Cole, Paulo Wanchope dhe Paul Dickov.
Jesus ka shënuar 45 gola në 100 ndeshje për Cityn deri më tani dhe do të shpresojë të shtojë këtë numër edhe më shumë me numrin 9 në shpinë. /Telegrafi/