Site icon Telegrafi

Jesus nuk e përmban veten pas anulimit të golit, përdor fjalë ofenduese për VAR-in te gjyqtarët

Manchester Cityt iu mohua fitorja ndaj Tottenham Hotspur në mënyrë dramatike të shtunën në mbrëmje.

VAR-i theu zemrat e Cityt kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve në prill duke anuluar për pozitë jashtë loje një gol të vonshëm të Raheem Sterling

Dhe teknologjia VAR tani e ka goditur përsëri klubin anglez në Etiham Stadium gjatë ndeshjes së vlefshme për javën e dytë të Ligës Premier.

Lexo po ashtu 'Deja-Vu': 17 prill dhe 17 gusht, VAR-i anulon golat e Cityt në fund të ndeshjes ndaj Tottenhamit

Të dy palët po barazonin 2-2 duke kaluar në momentet e fundit të përplasjes së tyre në Ligën Premier dhe Gabriel Jesus shënoi golin e fitores në minutat shtesë.

Festa e Jesusit pas golit (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi brazilian mbajti mirë topin në zonë dhe gjuajti furishëm për të dërguar topin pas shpinës së portierit Hugo Lloris.

Ekipi vendas u çmend, ndërsa festuan atë që menduan se ishin tre pikët e para shumë të vështira dhe të vlefshme.

Jesus duke u ankuar tek gjyqtari Oliver (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Sidoqoftë, Michael Oliver përfundimisht vendosi ta anulojë golin pas konsultimit me VAR-it, pasi asistimit i bërë nga Aymeric Laporte ishte me dorë dhe jo krahë.

Lexo po ashtu Pochettino: Jam dashuruar me VAR-in

Ky anulim i golit i nervozoi lojtarët e Cityt, të cilët kundërshtuan vendimin dhe Jesus u ndesh me gjyqtarët pas ndeshjes.

Ai tregoi zhgënjimin e tij te gjyqtari Oliver dhe mund të shihet dhe dëgjohet duke bërtitur” “VAR është jashtëqitje”. /Telegrafi/

Exit mobile version