Telegrafi

Jesus: Jetoj për të shënuar gola

Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus i ka paralajmëruar skuadrat kundërshtare që të kenë kujdes pasi ai jeton për të shënuar gola.

Pasi kaloi katër ndeshje pa gjetur objektivin, 20-vjeçari brazilian ri-zbuloi formën e tij të golave, teksa shënoi për kombëtaren dhe skuadrën e tij.

Një gol në fitoren 3-0 kundër Kilit u pasua nga dy gola tjerë në ndeshjen e fituar 7-2 ndaj Stoke Cityt pas kthimit të tij në aksion në shtëpi.

Lexo po ashtu Dymbëdhjetë talentët më të mëdhenj që do t’i shohim në Kupën e Botës 2018 (Foto)

Jesus tani ka 14 gola në vetëm 21 paraqitje për Man Cityn dhe ka një mesazh ogurzi për ata kundërshtar që mendojnë ta ndalin atë dhe skuadrën e tij.

Festa e zakonshme e yllit brazilian

“Unë jetoj për gola dhe dua vetëm të shënoj sa më shumë që të jetë e mundur”, ka thënë fillimisht Jesus për Manchester Evening News.

“Është gjë e madhe të shënosh gola për fanellën e kombëtares së Brazilit, por gjithashtu e dua këtë duke bërë edhe për ngjyrat e Cityt”.

“Po e shijoj këtë moment të mrekullueshëm në jetën time. Kam pasur një lëndim sezonin e kaluar, por kjo nuk më ka ndaluar”.

Lexo po ashtu L’Equipe publikon formacionin më të mirë të Ligës Premier për sezonin e ri (Foto)

“Skuadra ime dhe drejtuesit me të vërtetë më ndihmuan, dhe ata kanë qenë të shkëlqyer me mua në kohën time në Angli”.

“Mësoj shumë nga Sergio [Aguero] çdo ditë, por jo vetëm nga ai – mësoj nga e gjithë skuadra. Ne mësojmë me njëri-tjetrin – ua kaloj atyre njohurinë time, dhe ata më japin mua, kështu që është një shkëmbim”, përfundoi talenti brazilian. /Telegrafi/