Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus i ka paralajmëruar skuadrat kundërshtare që të kenë kujdes pasi ai jeton për të shënuar gola.
Pasi kaloi katër ndeshje pa gjetur objektivin, 20-vjeçari brazilian ri-zbuloi formën e tij të golave, teksa shënoi për kombëtaren dhe skuadrën e tij.
Një gol në fitoren 3-0 kundër Kilit u pasua nga dy gola tjerë në ndeshjen e fituar 7-2 ndaj Stoke Cityt pas kthimit të tij në aksion në shtëpi.
Jesus tani ka 14 gola në vetëm 21 paraqitje për Man Cityn dhe ka një mesazh ogurzi për ata kundërshtar që mendojnë ta ndalin atë dhe skuadrën e tij.
“Unë jetoj për gola dhe dua vetëm të shënoj sa më shumë që të jetë e mundur”, ka thënë fillimisht Jesus për Manchester Evening News.
“Është gjë e madhe të shënosh gola për fanellën e kombëtares së Brazilit, por gjithashtu e dua këtë duke bërë edhe për ngjyrat e Cityt”.
“Po e shijoj këtë moment të mrekullueshëm në jetën time. Kam pasur një lëndim sezonin e kaluar, por kjo nuk më ka ndaluar”.
“Skuadra ime dhe drejtuesit me të vërtetë më ndihmuan, dhe ata kanë qenë të shkëlqyer me mua në kohën time në Angli”.
“Mësoj shumë nga Sergio [Aguero] çdo ditë, por jo vetëm nga ai – mësoj nga e gjithë skuadra. Ne mësojmë me njëri-tjetrin – ua kaloj atyre njohurinë time, dhe ata më japin mua, kështu që është një shkëmbim”, përfundoi talenti brazilian. /Telegrafi/