Site icon Telegrafi

Jesus dhe Neymar dhurojnë ‘show’, Brazili i pamëshirshëm (Video)

Brazili është rikthyer te fitorja pas dy barazimeve radhazi.

Kampionët e Lojërave Olimpike ‘Rio 2016’, kanë shkatërruar Ecuadorin si mysafirë duke triumfuar me rezultat të thellë 3:0.

Në këtë përballje shkëlqeu dyshja Gabriel Jesus dhe Neymar ku i pari shënoi dy super gola dhe Neymar një nga pika e bardhë.

Sulmuesi i talentuar i Manchester Cityt shënoi dy golat e fundit, ndërsa ai morri edhe epitetin si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Pas kësaj fitore të thellë, Brazili është ngjitur në pozitën e pestë në tabelë me 12 pikë të tubuara, dy më pak se lideri Argjentina. /Telegrafi/

Bolivia-Peru 2-0
Kolumbia-Venezuela 2-0
Ekuadori-Brazili 0-3
Argentina-Uruguai 1-0
Paraguay-Kili 2-1

Renditja: Argjentina 14; Uruguai, Kolumbia, Ekuadori 13; Brazili, Paraguai 12; Kili 10; Bolivia 6; Peru 4; Venezuela 1.

https://www.youtube.com/watch?v=g0yZ5HBNUAM

Exit mobile version