Telegrafi

Jessie J me urim të veçantë për ish-të dashurin e saj, Channing Tatum në ditëlindjen e 40-të

Jessie J ka bërë një urim të përzemërt për ish – të dashurin e saj, Channing Tatum, në ditëlindjen e tij të 40-të.

Këngëtarja, 32-vjeçe, ngjalli thashethemet për një ribashkim kur ajo postoi një mesazh të veçantë për aktorin e “Step Up” me një fotografi në InstaStory.

“Urime ditëlindjen e 40-të për këtë njeri këtu”, ka shkruar ajo, sipas Page Six.

Jessie J dhe Channing Tatum (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ju jeni me të vërtetë një nga një lloj. Unë jam aq mirënjohëse që keni lindur, dhe madje edhe më mirënjohëse që u njohëm. Vazhdoni të jetoni jetën tuaj më të mirë”, shtoi më tej këngëtarja angleze.

Jessie J dhe Tatum kanë pasur lidhje – ndarje të vazhdueshme, për disa vjet radhazi.

Ata fillimisht u takuan në dhjetor të vitit 2018, por lidhja e tyre u konfirmua një vit më vonë.

Çifti së fundmi u panë së bashku në janar të këtij viti në “Grammys”, për t’i dhënë gjërave fund vetëm pak muaj më vonë.

Ndërkohë, sipas E!News ata janë ndarë në mënyrë paqësore.

Jessie J dhe Channing Tatum (Foto: Getty Images/Guliver)

Tatum përfundoi divorcin e tij me ish-gruan Jenna Dewan në nëntor të vitit të kaluar, gjersa kanë një vajzë 6-vjeçare të quajtur, Everly.

Dewan sapo ka sjell në jetë djalin e saj të dytë, një djalë të quajtur Callum, me të fejuarin e ri Steve Kazee. /Telegrafi/