Jessie J ka bërë një urim të përzemërt për ish – të dashurin e saj, Channing Tatum, në ditëlindjen e tij të 40-të.
Këngëtarja, 32-vjeçe, ngjalli thashethemet për një ribashkim kur ajo postoi një mesazh të veçantë për aktorin e “Step Up” me një fotografi në InstaStory.
“Urime ditëlindjen e 40-të për këtë njeri këtu”, ka shkruar ajo, sipas Page Six.
“Ju jeni me të vërtetë një nga një lloj. Unë jam aq mirënjohëse që keni lindur, dhe madje edhe më mirënjohëse që u njohëm. Vazhdoni të jetoni jetën tuaj më të mirë”, shtoi më tej këngëtarja angleze.
Jessie J dhe Tatum kanë pasur lidhje – ndarje të vazhdueshme, për disa vjet radhazi.
Ata fillimisht u takuan në dhjetor të vitit 2018, por lidhja e tyre u konfirmua një vit më vonë.
Çifti së fundmi u panë së bashku në janar të këtij viti në “Grammys”, për t’i dhënë gjërave fund vetëm pak muaj më vonë.
Ndërkohë, sipas E!News ata janë ndarë në mënyrë paqësore.
Tatum përfundoi divorcin e tij me ish-gruan Jenna Dewan në nëntor të vitit të kaluar, gjersa kanë një vajzë 6-vjeçare të quajtur, Everly.
Dewan sapo ka sjell në jetë djalin e saj të dytë, një djalë të quajtur Callum, me të fejuarin e ri Steve Kazee. /Telegrafi/