Site icon Telegrafi

Jessie J shfaqet e mrekullueshme në rrugët e Los Angeles

Këngëtarja e njohur, Jessie J, festat e fundvitit I ka kaluar në spital, pas disa ndërlikimeve që pati.

Pasi mori vete, artistja ka filluar që të ketë daljet publike, në të cilat po merr vëmendje të madhe, shkruan Daily Mail.

32-vjeçarja është parë në Los Angeles, derisa veshja e saj ishte po në atë nivel që të mahis të gjithë.

Më shumë në të dominonte ngjyra e bardhë, teksa mbi bluzën kishte vënë një xhaketë më të trashë.

Për shkak të pandemisë, Jessie është parë duke mbajtur një maskë mbrojtëse, për t’a anashkaluar infektimin.

Ndërkohë, bukuroshja në shumicën e rasteve e pa e vetme, duke folur kështu edhe në telefon me dikë. /Telegrafi/

Exit mobile version