Telegrafi

Jessie J reagon ndaj kritikëve: E di që kam celulit

Jessie J (Foto: Leon Bennett/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja Jessie J kohët e fundit publikoi një fotografi në profilin e saj në Instagram që u bë temë në mediat sociale.

Ajo ka marrë kritika të shumta për pamjen fizike dhe shumë prej komentuesve e kanë qortuar pse shfaq trupin me celulit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jessie J

“Më duhej vite për të ngjyrosur flokët si kjo. Nuanca ime është ngjyra e humorit tim. Dhe për ata që më thonë se kam celulitin, e di. Kam një pasqyrë”, është shprehur 30-vjeçarja.

Jessie para disa muajve në një koncert kishte bërë një rrëfim për fansat e saj duke u treguar se nuk mund të lindë fëmijë për shkak të problemeve shëndetësore.

Ndërsa sa i përket jetës private, që nga muaji tetor i vitit të kaluar, ajo është në lidhje me aktorin Channing Tatum.