Këngëtarja Jessie J kohët e fundit publikoi një fotografi në profilin e saj në Instagram që u bë temë në mediat sociale.
Ajo ka marrë kritika të shumta për pamjen fizike dhe shumë prej komentuesve e kanë qortuar pse shfaq trupin me celulit.
“Më duhej vite për të ngjyrosur flokët si kjo. Nuanca ime është ngjyra e humorit tim. Dhe për ata që më thonë se kam celulitin, e di. Kam një pasqyrë”, është shprehur 30-vjeçarja.
Jessie para disa muajve në një koncert kishte bërë një rrëfim për fansat e saj duke u treguar se nuk mund të lindë fëmijë për shkak të problemeve shëndetësore.
Ndërsa sa i përket jetës private, që nga muaji tetor i vitit të kaluar, ajo është në lidhje me aktorin Channing Tatum.