Telegrafi

Jessie J nuk heq dorë nga dëshira për t’u bërë nënë

Jessie J (Foto: Paras Griffin/Getty Images for BET/Guliver)

Ditë më parë, këngëtarja Jessie J i kishte njoftuar fansat se nuk mund të lindë fëmijë, mirëpo tash ka thënë se nuk do të heqë dorë nga dëshira për t’u bërë nënë.

Ajo është shumë e vendosur në qëllimin e saj dhe beson se një ditë me siguri do të jetë nënë.

Pasi e kishte bërë publik lajmin për infertilitetin e saj, këngëtarja ka folur haptas edhe për dëshirën e madhe që të ketë fëmijë.

Jessie J (Foto: Tibrina Hobson/Getty Images/Guliver)

“Pasi e kam shpjeguar kuptimin e këngës ‘Four Letter Word’, kam marrë shumë mbështetje dhe inkurajime nga fansat. Faleminderit shumë!”, ka shkruar Jessie në Instagram.

Lexo po ashtu Lajmet për Jessie J

“Para katër vitesh më është thënë se nuk mund të lind fëmijë. Po ashtu, më kanë thënë kam nevojë për histerektomi (heqje të mitrës) dhe një sasi të madhe barnash”.

“E kam refuzuar histerekteminë dhe marr barna natyrale, si edhe jam në një dietë të veçantë”.

“Nuk kam hequr dorë dh epo bëj gjithçka që shtatzënia të ndodhë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë këngëtarja.

30-vjeçarja aktualisht është në lidhje me aktorin Channing Tatum. /Telegrafi/