Telegrafi

Jessie J ndan pamje nga puthja pasionante me të dashurin e ri Mac Pham Nguyen

Jessie J dhe i dashuri i ri Foto: Instagram

Ajo konfirmoi lidhjen e saj të në mars, katër muaj pas ndarjes me Channing Tatum.

Dhe Jessie J ditën e djeshme (e shtunë) ka ndarë disa imazhe derisa shijonte romancën me Max Pham Nguyen, shkruan Daily Mail.

Në fotografinë e ndarë në rrjetin social Instagram, çifti shihej duke shkëmbyer puthje pasionante.

Ata kishin ndaluar për të pastruar veturë, teksa vërehej se ishin duke e dëgjuar njërën prej këngëve të Justin Bieber.

Artistja e hitit “Price Tag” derisa mbante të veshur një bluzë të gjelbër, kishte vendosur duart tek qafa e të dashurit të saj.

“Nuk isha kurrë në një vend ku pastrohem makinat. Kishte shumë zhurmë, por më pëlqente”, është shprehur Jessie J.

Dyshja u panë edhe duke kërcyer së bashku, kurse ofruan pamje edhe të makinës luksoze. /Telegrafi/