Telegrafi

Jessie J mahnit fansat gjatë koncertit virtual “One World: Together At Home”

Jessie J (Foto: Wagner Meier/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja Jessie J ka mahnitur fansat e saj përmes performacës në koncertin “One World: Together At Home”, i organizuar nga Lady Gaga.

32-vjeçarja ishte një nga shumë yjet që mori pjesë në koncertin tetë orësh, i cili i organizua për të grumbulluar fonde kundër përhapjes së COVID-19, shkruan Daily Mail.

Gjatë perfomimit të disa prej këngëve të saj, me hitin “Bang Bang” shume prej fansave u mahnitën nga interpretimi.

Lady Gaga, e cila organizoi shfaqjen tetorëshe, bashkoi disa nga emrat më të mëdhenj për të performuar në internet për koncertin botëror, i cili i mbështeti punonjësit e kujdesit shëndetësor duke luftuar me pandeminë coronavirus.

Beyonce, Ellie Goulding dhe Paul McCartney ishin vetëm disa nga muzikantët që përpos performancës dërguan edhe mesazhe sensibilizuese. /Telegrafi/