Ajo është e njohur për dashurinë e madhe që ka për flokët e saj.
Dhe këngëtarja, Jessie J, 32-vjeçare, provoi disa paruke nga koleksioni i saj ndërsa është izoluar në shtëpinë e saj në Los Angeles.
Këngëtarja dhe tekstshkruesja angleze dukej e jashtëzakonshme e veshur me një fustan bardh e zi, përpara se ta ndryshonte stilin e flokëve për një version blu të guximshëm.
Dukej sikur Jessie J ishte akoma në një stil më të vjetër, por ajo ende arriti të dukej në modë.
Përderisa po arrin të argëtojë veten në shtëpinë e saj në LA, është e drejtë të themi se nuk do të mërzitet këtë kohë.
Ylli anglez gjatë kësaj periudhe po ashtu u përfol për lidhjen me aktorin Channing Tatum, me të cilin është ndarë dhe bashkuar sërish.
Daljet e tyre së fundmi konfirmuan se dyshja janë akoma bashkë.
Javën e kaluar, të njëjtit u panë jashtë për një udhëtim me motor së bashku. /Telegrafi/