Jessie J dhe e dashuri i saj, Channing Tatum u fotografuan dje në Londër dhe kjo ishte hera e parë që u panë së bashku në publik.
Çifti ecën në një kombinim të relaksuar të modës dhe vërehej buzëqeshja në fytyrat e dyshes hollivudiane.
Ata dukeshin shumë të kënaqur dhe gjatë gjithë kohës mbaheshin dorë për dore dhe nuk i pengonte prania e paparacëve.
Dyshja ka disa muaj që kanë filluar një romancë dhe kjo vjen pasi aktori kohët e fundit u shkurorëzua nga gruaja Jenne Tatum.
Megjithëse Jessie mori shumë mesazhe urrejtjeje që ka nisur lidhjen me Channingun, ish-gruaja e tij e mbështeti atë dhe tha se shumë po i respekton.
Ndryshe, dyshja është duke punuar në projekte të ndryshme në drejtimet e tyre artistike. /Telegrafi/