Site icon Telegrafi

Jessie J dhe Channing Tatum bashkohen sërish?

Jessie J dhe Channing Tatum (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images for Republic Records/Guliver)

Jessie J ka shkaktuar thashetheme rreth një ribashkimi me ish-të dashurin e saj, Channing Tatum.

Këngëtarja si duket nuk e ka ndërmend të ndahet nga aktori, ndërsa kjo është vërtetuar nga fjalët që ia dedikoi për ditëlindjen e tij, shkruan Mirror.

Përmes një serie mesazhesh të ëmbla për të, Jessie tashmë vetëm ka ngjallur spekulime të ndryshme për dyshen.

Jessie J dhe Channing Tatum (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images for The Recording Academy/Guliver)

Channing mbushi 40 vjet të dielën dhe krijuesja e hitit “Price Tag” mbushi rrjetin social Instagram me mesazhe për ditëlindjen e yllit hollivudian, vetëm disa javë pasi konfirmuan ndarjen e tyre të fundit.

Lexo po ashtu Jessie J dhe Channing Tatum ndahen sërish

Krahas një fotografie të Tatum duke notuar në det, Jessie shkroi: “Gëzuar ditëlindjen e 40-të për këtë njeri të veçantë pikërisht këtu”.

Jessie J (Foto: Instagram)

“Je me të vërtetë unik. Jam aq mirënjohëse që keni lindur, dhe madje edhe më mirënjohës që u takuam”, ka shkruar këngëtarja.

Dyshja ishin rikthyer së bashku në janar pas një ndarje prej një muaj, por e vlerësuan të pushojnë përsëri në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/

Exit mobile version