Telegrafi

Jessie J me dedikim emocional pas ndarjes nga Channing Tatum: Ju kurrë nuk jeni vetëm

Jessie J

Jessie J nuk dëshiron të ndikohet nga e kaluara e saj, veçanërisht pas ndarjes me të dashurin Channing Tatum.

Këngëtarja e hitit “Price Tag”, 31-vjeçe, shpërndau të dielën një mesazh në Instagram, duke folur gjerë e gjatë pas ndarjes nga partneri i saj.

“Koha. Koha është dhuratë. Koha është magjia. Koha është kujtim. Koha ndërron. Koha është dhimbje. Koha është shërim”, ka shkruar ajo.

“Shko diku ku bota ju ndjen dhe duket e vogël. Fitoje perspektivën. Shtriju në det. Ngjitu në maje të malit. Shikoji yjet”, vazhdon më tej Jessie J.

Lexo po ashtu Pas një viti, Jessie J dhe Channing Tatum janë ndarë

“Kjo nuk është për t’ju bërë të ndjeheni si problemet tuaja ose trishtimi ose ndjenjat nuk janë të vlefshme, por të dini se nuk jeni kurrë vetëm. Miliarda njerëz nëpër botë. Vetëm po përpiqen të buzëqeshin dhe do ta kuptojnë atë. Po punojnë në mënyrë aktive se kush janë. Janë duke e munguar dikë që kanë humbur. Ndiheni e pavlerë. Ju jeni e dashur”, thotë më tej në shkrimin e saj.
Pastaj Jessie diskutoi “pjesët enigmë të jetës” dhe se si ato “nganjëherë bëhen së bashku në vende të gabuara”.

“Merrni kohën për të vendosur ato pjesë të enigmës në vendin e duhur.Ju mund ta bëni”, përfundon këngëtarja angleze.

Përndryshe, Aktori Channing Tatum dhe këngëtarja Jessie J, janë ndarë para pak muajve, sipas revistës PEOPLE.

Dyshja e quajtën këtë si një lloj pushimi pas një viti lidhjeje së bashku, të cilët e konfirmuan romancën e tyre në tetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/