Site icon Telegrafi

Jessie J bën publike lidhjen me Max Pham Nguyen, pas ndarjes me Channing Tatum

Jessie J Foto: Mirror

Këngëtarja e njohur, Jessie J, ka bërë publike lidhjen e saj të re me valltarin Max Pham Nguyen.

Artistja, e cila është ndarë me Channing Tatum vitin që lam pas, tashmë ka zgjedhur një fillim të ri, shkruan Mirror.

32-vjeçarja bëri të ditur romancën përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku shihej së bashku me të dashurin.

Dyshja shiheshin tejet të lumtur së bashku, derisa u panë duke marrë poza të përqafuar në kolltuk.

Por, të shumta imazhe erdhën nga Jessie J, duke bërë që fansat e saj t’i uronin më të mirat në lidhjen e re.

Para Max, ajo ka qenë e lidhur me Channing, teksa në tetor të viti 2020 zgjodhën që t’i ndanin rrugët.

Vlen të përmendet se për të dy romancat, Jessie nuk ka vendosur që të flas publikisht për media. /Telegrafi/

Exit mobile version