Site icon Telegrafi

Jessica Simpson humbi 45 kilogramë për gjashtë muaj pas lindjes

Foto: Jessica Simpson/Getty Images/Guliver

Këngëtarja e njohur amerikane, Jessica Simpson , ka bërë të ditur së fundmi se ka humbur 45 kilogramë që pas lindjes së fëmijës së tretë.

Ajo tha se e arriti këtë duke ngrënë lulelakër dhe duke bërë një ushtrim të thjeshtë.

Teksa doli nga shtëpia e saj të martën, ajo u fotografua nga paparacët ndërsa dukej mjaft në formë e veshur me një fustan të zi të shkurtër.

Ajo e kishte kombinuar veshjen e saj me një palë çizme dhe syze dielli të mëdha.

Disa nga këto fotografi ajo i ndau me ndjekësit e saj në Instagram, teksa tregoi për ndryshimin drastik që ka përjetuar pas lindjes.

“Gjashtë muaj. Pra, krenare që ndihem përsëri si vetja. Edhe kur ndjeva se ishte e pamundur, unë zgjodha të punoja më shumë”, shkroi Simpson në Instagram.

Përndryshe, këngëtarja amerikane është një metër e 61 centimetra e gjatë, teksa lindi vajzën e saj, Birdie May, në muajin prill.

Që nga ajo kohë, ajo ka arritur që të zbresë nga 108 kilogramë në 63 kilogramë.

“Kam zbuluar se me të vërtetë më pëlqen lulelakra. Kush e dinte se mund të ishte një zëvendësues për pothuajse çdo gjë?”, ka thënë Jessica për “People”. /Telegrafi/

Exit mobile version