Jessica Simpson ka ndarë një mesazh emocional në Instagram, pas ndarjes së saj të dhimbshme nga bashkëshorti Eric Johnson.
Këngëtarja dhe ish-ylli i ‘reality TV’ tha se “shpirti i saj është tërhequr në vendin që i takon”, duke shprehur krenari për rrugëtimin e saj mes vështirësive.
Në postimin e saj, Simpson shkroi: “Për vajzën që isha, të dua. Për gruan që jam, jam krenare për ty. Për gruan që po bëhem, jam e emocionuar për ty… është KOHA”.
Jessica dhe Eric, të cilët kanë tre fëmijë së bashku, janë ndarë që prej vitit të kaluar, ndërsa spekulimet për problemet në martesën e tyre qarkullonin prej muajsh, shkruan DailyMail.
Përveç jetës personale, Simpson është gati të rikthehet fuqishëm në muzikë pas 15 vitesh pauzë.
Albumi i saj i ri, i cilësuar si “i fuqishëm dhe emocional”, pritet të publikohet këtë muaj.
Burimet thonë se këngët e saj janë të ndjera dhe të sinqerta, duke përfshirë tekste që flasin për zhgënjimin dhe ringritjen pas ndarjes.
Jessica e ka përshkruar këtë projekt si “kolona zanore e shpirtit të saj”, duke e krahasuar me albumin legjendar “Jagged Little Pill” të Alanis Morissette.
Ajo ka regjistruar këngët e saj në Nashville dhe Los Angeles, duke u kthyer në rrënjët e muzikës country.
Albumi pritet të sjellë një Jessica të re, më të pjekur dhe më të fuqishme, ndërsa fansat mezi presin të dëgjojnë historinë e saj të transformuar në muzikë. /Telegrafi/