Site icon Telegrafi

Jessica Simpson feston përvjetorin e gjashtë të martesës me Eric Johnson

Jessica Simpson dhe Eric Johnson (Foto: Instagram)

Jessica Simpson është duke festuar përvjetorin e gjashtë të martesës.

Këngëtarja 39 vjeçare në Instagram ndau një postim të dielën me anë të të cilit flet për partnerin e saj 40 vjeçar, Eric Johnson.

Në fotografi, Simpson dhe bashkëshorti i saj shfaqen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit të cilët shihen duke mbajtur një flutur prej kristali.

“Eric Johnson, burri im, të dua”, ka shkruar artistja e hitit “With You” në përshkrim. “Gjashtë vite më parë unë u martova me shpirtin tim binjak. Gjithmonë ka qenë dhe do të jetë me mua”, vazhdoi Jessica.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jessica Simpson

Simpson e ka përfunduar statusin e saj me thënien: “Sido që janë krijuar shpirtrat tanë, i jemi dhe i tij është i njëjtë”.

Thënia romantike vjen nga novela klasike “Wuthering Heights” e Emily Brontë.

Simpson dhe Johnson kanë filluar të takohen që nga viti 2010 dhe u martuan në 2014.

Ata kanë tre fëmijë së bashku: Maxwell, 8, Ace, 7 dhe Birdie, 1.

Më parë, Eric ka qenë i martuar për më shumë se katër vite edhe me stilisten e njohur Keri D’Angelo. /Telegrafi/

Exit mobile version