Fansat menduan se ata i njihnin Jessica Simpson dhe Nick Lachey nga shfaqja e tyre “Newlyweds: Nick and Jessica”, por me sa duket martesa e tyre nuk ishte e përsosur.
Simpson e zbulon atë në librin e ri “Open Book” se bashkimi i tyre erdhi me shumë grindje.
Ajo ishte vetëm 22-vjeçe dhe Lachey, i njohur për faktin se ishte në grupin e djemve “98 Degress” ishte 29-vjeç.
Simpson kujtoi sesi babai i saj, Joe, e pyeti nëse me të vërtetë e dëshironte martesën me Nick, pasi Jessica ishte shumë e re.
Menjëherë pasi u martuan në vitin 2002, çifti filloi shfaqjen e tyre në MTV, e cila u zhvillua nga 2003 deri në 2005.
Simpson thotë se vëmendja e madhe e publikut dhe vetë suksesi i saj i cili veçse rritej i shkaktoi stres në martesë.
“Shikova episodet mbrapa dhe nuk më pëlqyen ato që pashë”, i ka thënë ajo Hoda Kotb në emisionin “Today” të së mërkurës.
“Unë pashë që njerëzit po qeshnin dhe e donin atë, por pashë gjithashtu shumë sy që rrokullisnin, dhe kjo nuk ishte thjesht gjë e mirë”.
Sipas Simpson, e cila tani është 39-vjeçe, një moment jo fort i këndshëm ishte kur ajo pozoi e vetme për kopertinën e revistës “Rolling Stone”.
“Ai do të pozonte me mua në kopertinë, dhe ata ishin sikur jo”, përshkroi ajo. “Ndjeva shumë pakënaqësi. Ndjeva që dashuria nuk ishte e mjaftueshme. Unë nuk jam gënjeshtare. Nuk mund të qëndroj në diçka dhe të luaj një rol. Unë e kam provuar shumë herë në jetën time dhe thjesht nuk mundem ta bëjë”.
“Open Book” – libri i saj i ri pritet të prezantohet më 4 shkurt. /Telegrafi/