Telegrafi

Jessica Simpson bën ndryshim drastik në pamje – zbulon se ka humbur 45 kilogramë për herë të tretë

Jessica Simpson është duke e pëlqyer pamjen e saj të re pasi postoi një tjetër foto me bikini nga pushimet e saj në Cabo pasi humbi 45 kilogramë (100 pounds) për herë të tretë!

Autorja e “Open Book” postoi një foto para pasqyrës nga dhoma e saj e hotelit në Cabo të San Lucas e veshur vetëm në bikini.

Ajo ka qëndruar me familjen e saj në Meksikë për pushimet e pranverës, duke postuar foto me bashkëshortin e saj Eric Johnson dhe fëmijët e tyre – Maxwell 9-vjeçar, Ace 8-vjeçar dhe Birdie Mae 3-vjeçare.

Xhesika zbuloi humbjen e saj drastike në peshë për fansat e saj të premten ( 8 prill) teksa postoi një tjetër foto në bikini dhe duke thënë se ka shtuar dhe humbur 45 (100 pounds) kilogramë për të tretën herë, shkruan TMZ.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jessica Simpson

“Kurrë nuk e kisha menduar se mund të ndodhte ose do të ndodhte ky moment”, tha Jessica e cila e tha se e arriti këtë me punë të palodhur, vendosmëri dhe dashuri për veten.

Foto: TMZ

Kujtojmë që Jessica është 41 vjeç dhe nënë e tre fëmijëve, kështu që duhet të jetë shumë më e vështirë të humbasësh 45 kilogramë (100 pounds) tani sesa kur ishte më e re dhe para shtatzënisë. /Telegrafi/

Foto: TMZ