Tifozët e Interit njihen për entuziazmin e tyre të madh, por këtë sezon kanë një arsye më shumë për të ndjekur ekipin e tyre.
Kjo pasi fytyra e skuadrës është modelja.
Jessica Kahawaty, e cila fillimisht u shfaq në prezantimin e fanellave të reja, dhe së fundi herë në stadiumin Giuseppe Meazza në ndeshjen Inter-Sparta Praga, e para për këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Me këtë rast të gjithë filluan të pyesin kush është vajza që klubi italian prapë i dha hapësirë mediatike.
Jessica, është modele nga Australia, por edhe fytyra e shumë brendeve të njohura në vendin e saj.
Dhe normalisht ndjekësit e saj në rrjetet sociale janë shtuar, shumica nga ata tifozë të Interit. /Telegrafi/