Dy prezantuese të televizionit publik të Namimbisë, janë bërë hit në internet pas një grindje verbale që është zhvilluar para kamerave gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Konflikti mes tyre lindi kur prezantuesja Elmari Kapunda nuk ia la koleges Jessica Kaima t’i prezantoj titujt e lajmeve të sportit, transmeton Telegrafi.
Kapunda filloi me zbulimin e titujve, kur Kaima e ndërpreu: “Jo, nuk do të lejoj ta bësh këtë. Thjesht do të më prezantosh dhe të thuash “linja për ju”.
It’s “Jessica we are live” for me…. 😂https://t.co/GDqptpG63W
— Mbuyiseni Ndlozi (@MbuyiseniNdlozi) June 9, 2021
“Jessica jemi në program”, i është përgjigjur Kapunda – ku më pas mbretëroi një heshtje e sikletshme duke detyruar regjinë ta mbulojë këtë pamje me një grafikon – duke i shpëtuar prezantues nga turpi dhe shikuesit nga tortura psikike.
Për fat të keq, Kapundën dhe Kaimën një përdorues i Twitterit i filmoi dhe grindjen e tyre brenda pak minutave e ka postuar duke u bërë virale.
SABC got jokes! 😂
Coz… Jessica WE ARE LIVE pic.twitter.com/xeKJNXhISo
— Zee (@dose_of_zee) June 10, 2021
Ato u bën aq të famshme sa që prezantuese e një televizioni në Afrikën e Jugut e aktruan grindjen e tyre – kinse po ndodh në të vërtetë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wuWmWNxMexA