Site icon Telegrafi

Jessica flet për problemet me vetëbesimin në të kaluarën

Jessica Alba vazhdon të mbetet njëra nga aktoret më të dashura për publikun.

Ajo së fundmi ka treguar se deri ku erdhi me vetëbesimin e saj që kur pozoi për herë të parë për kopertinën e InStyle në vitin 2007.

Në një ese me revistën e botuar të martën, Alba, 38 vjeçe, tha se ishte “e pasigurt” kur pozoi për të parën herë për këtë revistë.

“Duke u kthyer mbrapa, kur pozova për kopertinën time të parë të InStyle, isha e pasigurt. Ndjeja sikur duhej të isha dikush që nuk isha me qëllim që të pranohesha. Unë lejova idetë e njerëzve të tjerë të më përcaktonin”, 38-vjeçarja shkroi në një ese për InStyle.

Ajo vazhdoi, “Kush jam tani? Tashmë nuk më intereson. Unë kam tre fëmijë. Dhe unë e di se jam e zgjuar. Nuk më intereson se çfarë të gjithë të tjerët mendojnë. Unë jam vajzë e mirë”.

“Deri në atë kohë unë do të isha në biznesin e argëtimit për më shumë se një dekadë, por përpiqesha të kuptoj se si është të jem në sytë e publikut dhe të tregoj se kush jam në të vërtetë”. “90% që njerëzit kuptuan për mua, atëherë erdhën thjesht nga artikujt e revistave, intervistat për turne në shtyp dhe thashethemet e ndryshme”, shton më tej Alba. /Telegrafi/

Exit mobile version