Si një nënë e tre fëmijëve, Jessica Alba e di se cilat janë rregullat më të rëndësishme për një prindër, por ndonjëherë ndodh që edhe ajo të bëj lëshime.
Aktorja amerikane është hera e parë që ka folur haptas në një intervistë për revistën “Instyle” rreth planeve të biznesit në kompaninë e tyre “Ones Beauty”, por edhe edukimin e fëmijëve, djalit pesmujore, Hayes dhe bijave, Havenit shtatëvjeçare si dhe Honores që ka dhjetë vjet.
“Ka gjithmonë njerëz që ju dënojnë, por dënimet e mia nuk janë të vogla. Unë dua të jetojë një jetë të plotë, duke i përfshirë edhe sfidat e vërteta”, ka thënë aktorja 37-vjeçare.
Kur është fjala për fëmijët, Jess tha se është shumë i rëndësishëm edukimi i tyre dhe të përgatiten për jetën.
“Unë dua që fëmijët e mi të kenë jetë të mirë dhe jashtë zonës sime. Kjo do të thotë që ju të bëni gabime dhe t’i pranoni ato, e cila është veçanërisht e vështirë për të punuar para fëmijëve të tyre”, tha aktorja.
Ylli i filmit “Sin City”, pranon se gjatë gjithë kohës bënë gabime, të cilat ia shikojnë fëmijët e saj, duke përfshirë edhe një teknikë prindëror që as vetë nuk e mbështet.
“Unë e kam një zakon të tmerrshëm. Sa herë që fëmijët kanë një problem për të gjetur diçka, ata më pyesin: ‘Mami, ku është çanta e shpinës, furça e dhëmbëve, çdo gjë.’ Unë gjithmonë iu përgjigjem duke iu thënë “Ngrini prapanicën tuaj dhe kërkojini”. Mendoj se kjo është një shprehi e keqe prindërore”, tha ajo.
Aktorja më pas ka zbuluar se po përpiqet të gjejë një ekuilibër midis punës dhe familjes, sidomos kur bëhet fjalë për djalin e saj, i cili është vetëm pesë muajsh. /Telegrafi/