Jessica Alba pohon se po i rrit fëmijët më ndryshe nga mësimet që i kishte marrë nga prindërit të saj.
Domethënë, ajo vazhdon të shkoj në terapi me fëmijën e saj të parë, vajzën 10-vjeçare, Honor Warren.
Ajo vendosi ta fillojë ta trajtojë atë me një qëllim që “të mësojë të jetë një nënë më e mirë dhe të komunikojë më mirë me të”, shkruan Hollywood Reporter.
“Disa njerëz mendojnë, ashtu sikurse disa në familjen time, që duhet të flisni me një prift dhe kjo është ajo. Unë nuk mund të ndihem e relaksuar, nëse flas me të për ndjenjat e mia”, tha aktorja amerikane.
“Unë nuk jam rritur në një mjedis ku mund të flasësh për këto gjëra, thjesht do ta harrojmë atë dhe do të vazhdojmë të jetojmë. Kështu që unë gjej shumë frymëzim vetëm në bisedat me fëmijët e mi”, shtoi ajo.
Ndryshe, nëna e famshme e tre fëmijëve dhe bashkëshortit të saj, Kes Warren, duan të komunikojnë mirë me vajzat e tyre, të cilët së shpejti bëhen adoleshentë, por pa bërë drama. /Telegrafi/