Telegrafi

Jessica Alba mahnitë me fotografitë e reja, shfaqet seksi edhe me xhinse (Foto)

Bota mori vëmendjen e saj, kur ajo deputoi si modele shumë vite më parë.

Bukuria e saj mahniti të gjithë, gjersa në ditët e sotme Jessica Alba ka ndryshuar tërësisht stil.

Ajo së fundmi ka sjellë në treg linjën e saj më të re të veshjeve, dhe kësaj here fokusi krysor është vendosur tek xhinset, të cilat janë sjellë në formën e stileve të vjetra.

Për promovimin më të mirë të veshjeve, Jessica ka realizuar fotosesionin e saj më të ri, në të cilin është shfaqur mjaft seksi edhe pse jo e ekspozuar.

Xhinset e ngushta, me material prej lëkure bënë që 35 vjeçarja të duket mahnitëse, dhe të nxjerrë në pah mjaft mirë linjat trupore.

Përveq pantallonave me lëkurë, të gjitha xhinset e tjera do të kenë çmimin më të ultët se 200 dollarë amerikanë. /Telegrafi/