Aktorja amerikane, Jessica Alba, ka blerë shtëpi të re luksoze në Beverly Hills në vlerë 10 milionë dollarë.
Aktorja 38 vjeçare së bashku me djalin e saj 16 muajsh, Hayes e ka zbuluar shtëpinë e saj të ëndrrave për kopertinen e muajit qershor të ‘Architectural Digest’.
Dy vajzat e saj, Honor, 10 vjeçe dhe Haven, 7 vjeçe, shihen në prapavijë të imazheve gjersa po luanin në oborrin e vilës luksoze në Beverly Hills. Edhe bashkëshorti i saj, producenti Cash Warren gjithashtu shihet në fotosesionin e realizuar, e që për këtë Jessica deklaroj “se kjo është shtëpia e ëndrrave të tyre”.
Gjatë dizajnimit të shtëpisë, ylli botëror dëshironte të përfshijë materialet e bukura dhe ngjyrat, e cila donte të përdorte sa më shumë materiale natyrore që ishte e mundur.
Sa i përket estetikës, Alba dëshironte një apartament modern francez, ajo mori disa shenja nga Ellen DeGeneres dhe Portia De Rossi, të cilët e prezantuan atë tek projektuesit e saj Kathleen dhe Tommy Clements.
Kujtojmë që Jessica dhe Cash kohë më parë festuan edhe përvjetorin e tyre të 11-të të martesës. /Telegrafi/