Manchester United do të lejojë Jesse Lingard të bashkohet me West Ham United, pasi të dy klubet kanë ranë dakord për një marrëveshje huazimi.
Anglezi që nuk ka bërë asnjë paraqitje të vetme në Ligën Premier këtë sezon, do të bashkohet me Hammers deri në fund të këtij sezoni.
West Ham do të paguajë një tarifë prej 1.7 milionë euro për të nënshkruar 27-vjeçarin.
BREAKING: West Ham have agreed a deal to sign Jesse Lingard on loan from #MUFC for the rest of the season.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 28, 2021
Ata gjithashtu do të mbulojnë tërësinë e pagave të Lingard që është 113000 mijë euro në javë.
Trajneri i West Ham, David Moyes, ka punuar për pak kohë me Lingard në Manchester United. /Telegrafi/