“Numri prej 660 mijë votues është numër serioz dhe të njëjtin duhet të gjithë partitë politike ta marrin seriozisht, duke parë se në historikun e zgjedhjeve në Maqedoni, dalja në votime është rreth 1.1 milionë”.
Kështu ka deklaruar ambasadori i SHBA-së, Jess Baily, i pyetur nëse censusi i referendumit është relevant dhe e shpreh vullnetin e qytetarëve.
“Kishte një numër të votuesve që nuk dolën të votojnë. Disa shihet se kanë bojkotuar, disa ndodhsha nuk janë në shtet, ose thjeshtë nuk votojnë. Nëse shihni numrin mesatar të votuesve që dalin në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni në 20 vitet e fundit, ajo është rreth 1.1 milionë. Kështu që, 660 mijë njerëz janë shumica e kësaj. Kjo është një numër i konsiderueshëm i votave që liderët politik duhet seriozisht ta marrin parasysh gjatë vendimit për hapat e ardhshëm lidhur me Marrëveshjen”, tha Baily.
Ai ka shtuar se SHBA fuqishëm përkrah Marrëveshjen e Prespës. Tani sipas tij i mbetet Kuvendit t;i ndërmerr hapat e ardhshëm për implementimin e saj. Baily tha se shpreson që liderët dhe anëtarët e Kuvendit do t’i lënë anash dallimet politike dhe do ta marrin parasysh interesin e vendit dhe do të shfrytëzojnë këtë moment historik.
Në lidhje me mundësitë për zgjedhje të parakohshme dhe si ato zgjedhje do të ndikojnë në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, Baily tha se ata janë të fokusuar në zbatimin e marrëveshjes, ndërsa zgjedhjet parlamentare janë punë e Kuvendit dhe liderëve partiak në vend.