Jese Rodriguez do ta vazhdojë pjesën e dytë të sezonit si një lojtar i Las Palmas.
Sulmuesi i ri spanjoll e bëri zgjedhjen e tij pavarësisht ofertave nga Roma, Liverpooli, Milani e Middlesbrough.
Sulmuesi spanjoll do të mundohet të tregojë vlerat e tij pasi që dështoi ta bëjë këtë te Paris Saint Germain.
Ai do të luajë si huazim, por në fund të vitit do të rinegociohet e ardhmja e tij.
Jese luajti më shumë si zëvendësues në 14 ndeshje për parisienët duke shënuar 1 gol. /Telegrafi/