Ylli i Real Madridit, Jese, ka thënë se ekipi nuk duhet të dështojë të shtunën ndaj Deportivo La Corunas.
Los Blancos vizitojnë Riazorin duke e ditur se duhet të fitonë për të pasur shanca për të fituar titullin.
“Ne po përgatitemi për ndeshjen ndaj Deportivos, ashtu sikurse ndeshjet tjera, duke e ditur se nuk duhet të dështojmë”.
“Ne duam ta fitojmë ndeshjen e fundit. Nuk varet nga ne nëse fitojmë titullin”.
“Ne jemi Real Madridi dhe duhet të fitojmë. Më pas ne duhet të shohim çka ndodh në Granada”, u shpreh Jese. /Telegrafi/