Site icon Telegrafi

Jese: Mbappe e ka idhull Ronaldon dhe do të donte të bashkohej me Real Madridin

Ish-lojtari i Real Madridit dhe Paris Saint-Germain, Jese Rodriguez ka thënë se Kylian Mbappe do të shfrytëzonte shansin për t’u bashkuar me Mbretërit.

E ardhmja e Mbappes është vënë në pikëpyetje rregullisht muajt e fundit, pasi bisedimet për të zgjatur kontratën e tij në Parc des Princes kanë bërë pak përparim.

Marrëveshja aktuale e sulmuesit 22-vjeçar skadon në fund të sezonit 2021-22 dhe nëse negociatat nuk do të përparojnë, PSG do të detyrohej të zgjidhte midis arkëtimit të një shifre të madhe ose rrezikimit të një largimi falas pas 18 muajsh.

Lexo po ashtu Zidane për Mbappen: Lojtarët e mëdhenj mund të luajnë ku të duan

Real Madridi është shpallur prej kohësh si një destinacion i mundshëm për Mbappen nëse ai vendos të largohet, dhe Jese, i cili ka përfaqësuar dy skuadrat, është i sigurt se sulmuesi do të shijonte një lëvizje të tillë.

“Ai do të donte të shkonte në Real Madrid”, shpjegoi fillimisht Jese për El Partidazo de COPE.

“Idhulli i tij ka qenë gjithmonë Cristiano Ronaldo. Ai e do Madridin dhe jam i sigurt se ai do të luajë atje një ditë”, përfundoi spanjolli.

Jese, 27-vjeçar, aktualisht është në Las Palmas pasi nuk arriti të ngrit nivelin e lojës dhe të luaj te Reali ose PSG. /Telegrafi/

Exit mobile version