Telegrafi

Jerusalemi, kryeqytet i Izraelit: Derisa jep lajmin, presidentit Trump “i ngatërrohet gjuha” (Video)

Presidenti amerikan, Donald Trump, filloi të fliste në mënyrë “të kujdesshme” derisa njoftoi planet për të lëvizur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, duke e bërë atë kryeqytetin e ri të Izraelit.

Dhe përveç rëndësisë dhe ndjeshmërisë së këtij lajmi, mediat e huaja, përcjell Telegrafi, nuk kanë lënë pa e vënë në pah edhe një moment kur presidentit i “ngatërrohet gjuha”.

Siç edhe mund të shihet në video, bëhet fjalë për momenti kur presidenti Trump, derisa dëshiron të thotë “God bless the United States” thotë: ‘God bless the United Shhhhtates’. /Telegrafi/