Telegrafi

Jerusalemi bëhet “i bardhë”, pas reshjeve të rralla të borës

Banorët në Jerusalem u zgjuan për të parë atë që e shohin shumë rrallë, hapësira të shumta të mbuluara me borë.

Madje, edhe fëmijët ishin zgjuar më herët dhe janë pare duke luajtur me topa bore me njëri-tjetrin jashtë portave të Qytetit të Vjetër, ndërsa besimtarët ecnin në vendet e shenjta.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, “stuhia” e dëborës filloi të mërkurën në mbrëmje, duke bërë që autoritetet të mbyllin transportin publik dhe të bllokojnë rrugën kryesore për në Jerusalem.

Por ndërsa “gjendja u lehtësua” brenda natës, komuna tha se do të rifillonte shërbimet.

Reshjet e borës, të cilat gjithashtu ranë në Siri, Liban dhe Jordani, mbuluan zonat në rajonin që nuk ka parë prej vitesh, duke komplikuar trafikun dhe duke shtyrë fushatat e vaksinimit kundër COVID-19 dhe madje edhe provimet në disa universitete. /Telegrafi/