Site icon Telegrafi

Jerusalem: E dënuan qenin me vdekje

Sipas BBC-së, qeni para disa javësh u fut në gjykatën financiare të Jerusalemit dhe nuk dëshironte të largohej prej aty. Kjo situatë njërit prej gjykatësve ia përkujtoi kohën e 20 viteve më parë kur gjykatësit kishin mallkuar njërin prej avokatëve tashmë të ndjerë që shpirti i tij të ringjallej si qen. Qeni i cili nuk dëshironte të largohej nga ndërtesa u zhduk para se të shqiptohej dënimi.

Njëri prej gjykatësve kërkoi nga fëmijët në lagjen Mea Shearim që ta ekzekutojnë urdhërin, respektivisht ta mbysin qenin me gurë në rast se e shohin në rrugë. Organizata e cila lufton për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve ka bërë një ankesë, ndërsa policia është duke e hetuar rastin. Hebrenjtë tradicionalë qentë i konsiderojnë si kafshë të papastra. /Telegrafi/
 

Exit mobile version