Telegrafi

Jerry Bengston ‘pushton’ internetin – lojtari i Olimpias është i vetmi që bartë maskën në çdo ndeshje

Lojtari i Olimpia Deportivos, Jerry Bengston është bërë viral në internet për shkak të maskës së tij.

Reprezentuesi i Hondurasit është duke e bartë maskën e tij që kur është rikthyer futbolli në Amerikë, pasi ishte ndërprerë nga coronavirusi.

Bengston po e bartë maskën për t’u mbrojtur nga COVID-19, e që një gjë e tillë u pa edhe në takimin e Olimpias me Montreal Impactin.

Dy skuadrat u takuan në Ligën e Kampionëve të Concacaf, me Olimpian që kaloi në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Por, vëmendja më e madhe është te Bengstyon që në çdo takim është duke e bartë maskën, për dallim nga bashkëlojtarët e tij që nuk e përdorin kur luajnë.

Lojtari nga Honudrasi ka bërë të ditur se nuk e ka problem që të mbajë maskën në ndeshje kur luan dhe ka kërkuar që kjo gjë të praktikohet edhe nga bashkëlojtarët e lojtarët kundërshtarë. /Telegrafi/