Jerome Boateng me gjasë do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munichut edhe për sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetës gjermane Bild, mbrojtësi gjerman që ishte në kërkim të një skuadre të re për ta vazhduar karrierën, nuk do të kalojë në Angli.
Mësohet se Boateng i ka thënë jo ofertës së Manchester United të Jose Mourinhos.
Mbrojësi e ka telefonuar vetë tajerin portugez dhe e ka falënderuar për ofertën, , por i ka treguar që do të qëndrojë në Mynih.
Arsyeja pse Boateng nuk kaloi në Angli, ka qenë paga jo bindëse, pasi ai do ta linte Bayernin për të fituar shumë më shumë se sa që fiton aktualisht .
Nuk dihen ende shifrat e sakta, por sipas medieve angleze, Manchester Unitedi i ka ofruar 8 milionë euro pagë, ndërsa mbrojtësi kërkon diku te 10 milionë euro.
Baoteng ka qenë i lidhur edhe me një kalim te PSG, por që ka dështuar. /Telegrafi/