Telegrafi

Jerome Boateng shpallet fajtor për sulm fizik ndaj ish- të dashurës, por i shpëton burgut

(Foto: Twitter/Lilian Chan)

Futbollisti gjerman, Jerome Boateng, është shpallur fajtor për sulm ndaj ish-të dashurës së tij dhe është urdhëruar të paguajë gjobë në vlerë prej 1.8 milion eurosh.

Ai ka mohuar ta ketë lënduar nënën e dy vajzave të tij, Sherin Senler, gjatë një mosmarrëveshjeje që e kanë pasur në pushimet e vitit 2018.

Porse, ajo i ka thënë gjykatës gjatë procesit të mbajtur në Munih se futbollisti e kishte kafshuar dhe ia kishte pështyrë gjakun në fytyrë, si dhe e kishte goditur në veshka aq fortë saqë nuk ka mundur të marrë frymë.

(Fotomontazh: Daily Mail)

Derisa në dëshminë e tij, Boateng ka treguar një version tjetër të ngjarjes duke theksuar se ai ishte sulmuar dhe se ish-e fejuara ishte bërë agresive duke e ofenduar dhe e kishte goditur duke ia çarë buzën.

Lexo po ashtu “Më kafshoi, më pështyu me gjak dhe më goditi saqë nuk merrja dot frymë” – deklarata e ish-të dashurës së Boateng në gjyqin që mund ta dënojë deri në pesë vite burg futbollistin

Në bazë të ligjeve gjermane për dhunë në familje, 33-vjeçari ka mundur të dënohet me burg deri në pesë vite.

Sherin Senler (Foto: Instagram/sherin_senler)

Sidoqoftë, prokurorja publike, Stefanie Eckert, e ka përshkruar Sherin Senlerin si viktimë të dhunës në familje, por ka thënë se ajo nuk ka qenë e vetmja viktimë, porse edhe Boateng ka qenë viktimë e lidhjes së tyre toksike.

Për këtë arsye dënimi ka qenë me gjobë ditore prej 30.000 eurosh për dy muaj (60 ditë) që në total futbollisti i Lyonit duhet të paguajë 1.800.000 euro. /Telegrafi/