Edhe një këngë e re i është bashkuar një numri të madh sosh që kanë sjell kohët e fundit artistët tonë.
Rock bendi Jericho ka sjell këngën më të re para fansave të tyre dhe publikut të gjerë.
“Ëndërr e prerë”, titullohet kënga më e re gjersa vargjet e saj janë nga poezia e Dritëro Agollit.
Në videon e këngës mund ta shohim edhe aktorin prizrenas, Xhevdet Doda, i cili me paraqitjen fantastike i dha kuptim projekti muzikor.
Muzika e Jerichos është përzierje e muzikës rock, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare.
Përveç instrumenteve standarde të rockut, ata përdorin edhe instrumente orientale të muzikës tradicionale shqiptare, si tupani, kavalli dhe zurna.
Muzikën e këngës e ka bërë vetë frontmeni Petrit Çarkaxhiu gjersa orkestrimin Trimor Dhomi.
Ndryshe, bendi ka paralajmëruar edhe këngë të tjera që do t’i sjellin gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/