Telegrafi

Jeremy Meeks vjen me imazhe ‘të nxehta’ në fotosesionin e ri, teksa shoqërohet nga e dashura (Foto)

Ata tronditën botën me romancën e tyre të paligjshme në korrik, dhe madje edhe kohët e fundit ndezën zërat për një angazhim.

Chloe Green dëshmoi se ajo dhe Jeremy Meeks ishin më të dashuruar se kurrë të hënën, duke ngarkuar një numër të madh të “selfieve” komode në faqen e saj në Instagram, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

26-vjecari u pa i buzëqeshur pranë të dashurës së tij 33 vjeçe, e cila publikoi një fotografi ‘të nxehtë’ të të dyve në shtrat.

Ish-i burgosuri më i bukur në botë, Jeremy Meek shfaqet i lumtur krah të dashurës së tij të re, teksa pozojnë nga shtrati. Foto nga Instagram

Në imazhin e parë intim, Jeremy u shfaq në shtrat me Chloen mbështetur prapa saj, në një palë pizhame të shtypura mëndafshi.

Duke mbajtur një shenjë paqe, ajo shkruajti “Natën e mirë botë” në mbishkrimin e fotografisë.

Me këtë ajo ka dashur të tregojë se nuk është në luftë me askënd, e as me ish-bashkëshorten e Jeremyt, së cilës ia shkatërroi lidhjen duke u futur mes çiftit.

Jeremy dhe e dashura e tij Chloe u shfaqën shumë të dashuruar edhe në një tjetër imazh. Foto nga Instagram

Më pas, dyshja kanë vazhduar me publikimin e disa fotografive të reja, ku shfaqeshin mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, teksa dhuronin puthje e përqafime pafund.

Fotografitë vijnë nga Malibu, vendi ku edhe ish-i burgosuri më i bukur në botë ka realizuar fotosesionin e tij të fundit.

Ai është shfaqur mjaft i ekspozuar në setin e ri fotografik, duke treguar muskujt dhe rezultatet e arritura nga palestra.

Supermodeli Jeremy nuk i la vend imagjinatëd, teksa mbante veshur një palë pantallona ngjyrë bezhë të prerë.

Jeremy Meek duket mjaft seksi në setin e tij të ri fotografik

Ai gjithashtu vuri në dukje edhe tatuazhet e shumta në numër, në trupin e tij.

Një shami e zezë e vendosur te goja në stilin ‘gangsta’ bëri që fansat e tij të turbullohen edhe më shumë.

Jeremy dukej krejtësisht i qetë, teksa pozonte pranë një veture bojë qielli.

Jeremy Meeks shfaq trupin e tij muskuloz dhe tatuazhet e shumta

Për të qenë i hidratuar, ai kishte një shishe me ujë në dorë, pasi fotografitë po realizoheshin në lokacion të hapur dhe me shumë diell.

Jeremy fillimisht u fut në qendër të vëmendjes, pasi postimet e tij në qershor të vitit 2014 shkuan viralisht, duke marrë më shumë se 33,000 pëlqime dhe 10,400 komente në Facebook.

Lexo po ashtu Rrëfehet ish-gruaja e të burgosurit më të pashëm në botë: Si e kuptova tradhtinë (Video)

Në atë kohë, ai ishte arrestuar në akuzat për armë zjarri në Stockton të Kalifornisë.

Por në muajt e fundit, është romanca e tij me Chloe që ka kapur vëmendjen e publikut, kjo pasi ai ka tradhtuar ish-bashkëshorten e tij Mellisa, me të cilën ishte i martuar. /Telegrafi/